Tuesday, March 21, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Falen për herë të dytë importuesit e miellit, shqiptarët po e paguajnë bukën më shtrenjtë/ autoriteti i konkurrencës inegzistente

2021/09/24
A A
Falen për herë të dytë importuesit e miellit, shqiptarët po e paguajnë bukën më shtrenjtë/ autoriteti i konkurrencës inegzistente
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkohë që shqiptarët vijojnë të paguajnë çmimin e rritur të bukës prej disa javësh, haraç i mosfunksionimit të institucioneve, një tjetër skandal del në pah në lidhje me mënyrën se si kompanitë importuese vendosin bashkarisht çmimin e miellit dhe grurit duke patur kësaj radhe edhe tolerancën e institucioneve.

Edhe pse shtrenjtimi i çmimit të bukës është vërtetuar se është rezultat i një marrëveshjeje mes pesë kompanive importuese të miellit, Autoriteti i Konkurrencës nuk i ka gjobitur këta të fundit pavarësisht se bëhet fjalë për një shkelje ligjore që rëndon xhepat e konsumatorëve.

Mësohet se pas shtrenjtimit të çmimit të bukës, është organizuar një seancë dëgjimore mes përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Financave dhe pesë kompanive importuese të grurit dhe miellit në Shqipëri  ku u konstatua se këto të fundit nuk kishin përmbushur asnjë detyrim të vendosur një vit më parë nga Autoriteti i Konkurrencës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Ligji parashikon që në këto raste, kompanitë të ndëshkohen me gjoba që shkojnë deri në 3 për qind të xhiros vjetore. Por, edhe pse është konstatuar shkelja një vit më parë, por edhe sëfundmi, Komisioni i Konkurrencës i ka falur sërish kompanitë e importit të miellit duke e bërë këtë për herë të dytë brenda vitit.

Mësohet se tre nga anëtarët e këtij Komisioni nuk kanë pranuar të votojnë për të gjobitur kompanitë pavarësisht shkeljeve të konstatuara duke kërkuar një analizë të çmimit të bukës në treg.

Në këtë mënyrë, është gjetur një këllëf përmes të cilit të mos gjobiten kompanitë në fjalë, ndërsa qytetarët vijojnë paguajnë me djersën e tyre paaftësinë e institucioneve si Autoriteti i Konkurrencës për të vepruar.

Çfarë ndodhi një vit më parë?

Lexo edhe :  Turqia kërcënon Greqinë: Pas 5 orësh do të jemi në Selanik, mos harroni…
Powered by Inline Related Posts

Autoriteti i Konkurrencës mbylli një vit më parë një hetim mbi tregun e importit të grurit dhe miellit duke konstatuar se pesë kompanitë koordinoheshin me njëra-tjetrën për të përcaktuar çmimet në treg. Por, pavarësisht konstatimit të shkeljes së hapur, Komisioni i Konkurrencës, organi ekzekutiv i Autoritetit të Konkurrencës nuk i gjobiti, por i la disa detyra për të përmbushur gjatë këtij viti, të cilat do të verifikoheshin pikërisht në këtë periudhë.

“Konstatohet sjellja e bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje bashkërendojnë sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal, sjellje e cila bie në kushtet e zbatimit të nenit 3 pika 4, dhe nenin 4 pika 1 gërma a dhe b të ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”., thuhej në vendimin nr.700 (LINK) të Komisionit të Konkurrencës.

Kjo ishte falja e parë.

Falja e dytë ndodhi tani, kur Komisioni i Konkurrencës ka konstatuar se kompanitë në fjalë nuk kishin përmbushur detyrimet e vendosura një vit më parë, gjë që çoi edhe në shtrenjtimin e çmimit të bukës për qytetarët. Por, ndërkohë që priteshin gjoba ndaj tyre, Komisioni i Konkurrencës i fali sërish.

ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Shkatërrohet grupi kriminal në Shkodër/ shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 8 persona, në kërkim një infermier

Next Post

Arrestohet në Gjermani 25-vjeçari / ishte në kërkim për atentatin e 2019 ndaj Inez Hajrullës në Vlorë

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
Arrestohet në Gjermani 25-vjeçari / ishte në kërkim për atentatin e 2019 ndaj Inez Hajrullës në Vlorë

Arrestohet në Gjermani 25-vjeçari / ishte në kërkim për atentatin e 2019 ndaj Inez Hajrullës në Vlorë

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

2 days ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

3 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !