Nata e mbrëmshme nuk ka qenë e qetë për blutë e vendit, teksa për disa orë rresh u bë ndjekja e të shumëkërkuarit Nuredin Dumani.
Mbrëmë Policia doli në një konferencë të jashtëzakonshme (këtu) për mediat në orën 1 të natës, ku bëri me dije se është bërë i mundur arrestimi i Dumanit, emri i të cilit doli në skenë nga ngjarja e darkës në Elbasan, ku një mjet “BMW” u qëllua me breshëri plumbash në fshatin Papër.
Por kush është Nuredin Dumani?
Mbi të rëndojnë akuza për 7 vrasje që nisin pas grabitjes së famshme të Rinasit në prill të vitit 2019-të.
Nuredin Dumani u arrestua nga forcat speciale në Fier, pas një telefonate që mbërriti në numrin e Policisë së Shtetit 129, ku raportohej për një person të plagosur.
Policia ka publikuar videon e momentit kur hyn në apartamentin ku strehohej Dumani dhe bëhet arrestimi i tij, ndërsa ai shihet me plagë në pjesën e shpinës. (Video KËTU minuta 7:55)
Arrestimi i Dumanit u bë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të martës, pasi e gjithë Policia e Shtetit ishte vënë në kërkim të tij. Pas përplasjes me armë në Elbasan, Dumani ishte drejtuar për në Fier për t’u fshehur, por pas arrestimin është dërguar me pranga në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Dyshohet se në konfliktin e mbrëmjës në Elbasan ishte i përfshirë edhe Talo Çela, ndërsa dyshja Çela-Dumani kanë qenë miq, ndërsa tani janë armiq të përbetuar mes tyre.
Talo Çela majtas, Nuredin Dumani djathtas.
‘Krisja’ e parë ka ndodhur me vrasjen e Klevis Kapllanit dhe më pas të Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës. Dyshohet se Talo Çela ka urdhëruar ekzekutimin e Klevis Kapllanit në shtator të vitit 2020, i cili ishte shoku i ngushtë i Nuredin Dumanit, shkruan “Joq”. Për hákmarrje, Dumani dyshohet se organizoi vrásjen e vëllait të Talos, Bujar Çelës, vetëm 2 ditë më pas në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. Saga e hakmarrjes mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit ka vazhduar gjatë gjithë kohës, për të mbërritur në atentatin e djeshëm në Elbasan, ku Dumani dyshohet se ka qélluar në drejtim të mjetit të Talo Çelës.
Discussion about this post