Është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, dosja e Ardian dhe Florenc Çapjes. Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se gjithashtu si të pandehur janë thërritur, Klajdi Dokoli, Etjen Cani dhe Olsi Leku.
Gjithashtu, pritet të merret dhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhit. Ky i fundit, ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan, ndaj babë e birë, Nezir dhe Gentian Beqiri.
Më tej, gazetarja Lala theksoi se Olsi Leku, i cili njihet me disa emra, nuk do të ekstradohet nga Greqia, ku është dhe i arrestuar. Gjithashtu, e njëjta masë pritet të merret edhe ndaj Floenc Çapjas, i cili aktualisht ndodhet në Dubai.
Discussion about this post