Janë të pafundme ankesat e qytetarëve shqiptarë në lidhje me shërbimet e kompanisë Vodafone Albania, duke nisur kryesisht nga tarifat e larta të ofertave të cilat për xhepin e tyre realisht janë të “kripura”. Apo rasti tjetër kur abonentët detyrohen të kryejnë rimbushje dhe të bëjnë ofertë, pasi në të kundërt numri iu kalon në gjendje pasive. Kështu ka ndodhur së fundmi me një qytetar i cili ka shkruar në redaksinë tonë për të denoncuar këtë problem që nuk është aspak normal.
Qytetari ka shkruar se edhe pse kryen rimbushje e oferta çdo muaj, Vodafone i komunikon se numri do t’i kalojë në pasiv nëse nuk kryen rimbushje. Sipas qytetarit kjo gjë ndodh pasi këtë muaj ai nuk ka bërë ofertë dhe pasi kanë kaluar tre apo pesë ditë Vodafone e detyron të kryejë rimbushje, pasi në të kundërt numri do t’i kalojë në statusin pasiv. Kjo nuk është hera e parë që Vodafone përpiqet të vjedhë shqiptarët duke përdorur justifikimin e rimbushjeve. Ndërsa sikur të mos mjaftonte kjo Vodafone tanimë nuk i njofton as klientët e saj për mbarimin e ofertës. Nëse më parë Vodafone i njoftonte klientët një ditë para për mbarimin e afatit të përdorimit të ofertës tani nuk e merr mundimin ta bëjë më.joq
Më poshtë mesazhi i qytetarit ndaj Vodafone:
Discussion about this post