Chelsea ka arritur që të marrë fitoren e radhës në kampionat dhe t’i bashkohet United në krye të renditjes. Blutë e Londrë triumfuan me lehtësi 3-0 ndaj Aston Villas.
Skuadra e Tuchel luan mjaft mirë dhe e ka të thjeshtë që t’i zgjidhë ndeshjet kur ka Lukakun në sulm. Sulmuesi belg zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të.
Kovacic, i cili shërbeu asistin e golit të parë, realizoi të dytin në fillimin e fraksionit të dytë. Më pas në shtesën e ndeshjes, Lukaku vulosi gjithçka, duke e dërguar topin sërish në rrjetë.
Discussion about this post