Tuesday, March 21, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Brataj: Viti i ri akademik mund të jetë edhe ‘online’, e gjitha varet nga ecuria epidemiologjike

2021/09/22
A A
Brataj: Viti i ri akademik mund të jetë edhe ‘online’, e gjitha varet nga ecuria epidemiologjike
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Komitetit Teknik të Ekspertëve, u vendos që lihen në fuqi masat aktuale ndaj COVID-19.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare në QSUT, Skënder Brataj, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, shpjegoi arsyet e këtij vendimi. Sipas mjekut, krahasimi është bërë me atë të vitit të kaluar dhe incidencën aktuale. Pra sipas tij, prej 10 ditësh situata është e stabilizuar, e kësisoj u gjykua se masat të mos ndryshonin për të paktën 2 javë.

Mjeku foli dhe për imunitetin e popullsisë, dhe sipas tij, ajo në të gjithë vendin është arritur në masën e 65%. Brataj u ndal edhe te procesi mësimor. Shkollat fillore dhe të mesme do të vijojnë mësimin në godinat fizike, ndërsa duhet të respektojnë të gjitha protokollet e vendosura. Nga krahu tjetër, sipas mjekut, për universitetet po diskutohet që mësimet të vijojnë ‘online’, megjithatë gjithçka mund të ndryshojë në bazë të ecurisë epidemiologjike në vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Përse nuk ndryshuan masat?

Skënder Brataj: U panë indikatorët, të dhënat e spitalit, të urgjencës dhe duke krahasuar periudhën e vitit të kaluar me këtë moment, numri është shumë më i ulët dhe numri i jetëve është tre herë më i ulët se sa ai i vitit të kaluar. Duke parë që virusi ka një rënie të lehtë do të thotë që s’ka nevojë për shtrëngim masash. U preferua që masat të mos ndryshojnë, sepse do të thotë që s’ka rritje dhe ka 10 ditë stabilitet.

Akademia e shkencave thotë se është arritur në 73.3% imuniteti i tufës?

Skënder Brataj: 
Çdo punë shkencore ka rëndësinë e vet. Ndoshta mesazhi u përcoll i gabuar. Nuk mund ta themi se të dhënat ishin të gjitha të sakta, sepse mbetet një studim i pjesshëm. Kemi përjashtuar moshat e larta. Jemi përqendruar në zonat urbane, por në zonat rurale sa është. Ajo që pashë (në studim) ishte interesante sepse tregon praninë e anti-trupave. Ata (Akademia e Shkencave) kanë bërë studimin me detaje dhe mund të dali në vende të caktuara që s’mund të jenë.

Lexo edhe :  Kaos në rrugët e vendit , 15 veta të arrestuar pa patentë dhe të dehur, 132 leje drejtimi të hequra, dhënie rryshfeti , Policia bën Bilancin e 48 orëve të fundit
Powered by Inline Related Posts

Procesi i vaksinimit a ka këtë qëllim?

Skënder Brataj: ISHP-ja po bën një studim me personelin mjekësor, për të parë që edhe ato janë të frenuar për faktin e kësaj përqindjeje. Vaksinimi dhe imuniteti natyral mund të jetë 60%, sepse kuptohet që kemi gati 1000 të infektuar në ditë. Mund të themi që këto grupmosha në këtë zonë të kryeqytetit, ka këtë imunitet. Jemi në total 65% të imunitetit. Kjo tregon dhe shtatorin e vjetshëm dhe këtë të tanishmin. Kjo tregon që imunizimi natyral dhe artificial, e kanë kryer punën e tyre.

Edhe pse je i vaksinuar me të dyja dozat, njerëzit e kanë humbur jetën. Pse ndodh kjo?

Skënder Brataj: Mesazhi që ka kaluar ka kaluar gabim. Asnjëherë dhe asnjë vaksinë nuk garanton 100% të imunitetit. Në të infektuarit që rezultojnë sot, nga 1000 të infektuar vetëm 100 janë të vaksinuar. Humbja e jetës është 0.006 te të vaksinuarit me 1 ose 2 doza. Pastaj ata që humbin jetën varen nga imuniteti ynë, sëmundja bashkëshoqëruese dhe komplikacionet e tjera.

Pra mund të ndodhë që një person i vaksinuar me 2 dyja dozat të mos krijojë asnjë antiturp.

Skënder Brataj: Ka sëmundje siç janë ato tumorale, na kërkohet dhe të bëjmë kimio, ajo e dëmton shumë imunitetin. Në këto raste edhe me kalimin e moshës, sepse sa më të moshuar jemi aq me vështirësi përgjigjet sistemi imunitar.

Si do të funksionojnë shkollat?

Skënder Brataj: Plani i zhvillimit të mësimit është bërë nga një broshurë nga ISHP. Ne japim këshillimin si duhet të jetë distanca, si përdoret maska dhe kapacitetet e shkollave i dinë vetë. Ajo që ishte e rëndësishme, është se iu dha një kohë personelit mjekësor, mësuesve që duhet të gjejnë mënyrën që të mos jenë transportues te fëmijët apo studentët, të vaksinohen. Kjo kohë u shtye deri në nisjen e shkollave. Online po diskutohet universiteti dhe ajo po shihet se si do të jetë ecuria epidemiologjike.

Lexo edhe :  Punimet në Unazën e Re, ARRSH: Nesër në mbrëmje devijohet trafiku. Ja ku do të kalojnë mjetet
Powered by Inline Related Posts

Skënder Brataj: Nga viti i kaluar këtë vit kemi ecur shumë mirë. Shëndeti i qytetarëve është më i mirë. Infeksioni është më i madh, por humbjet e jetëve janë më të pakta. Fëmijët kanë një incidencë më të madh infeksioni. A është e barabartë mënyra e transmetimit.

A keni diskutuar për vaksinimin e fëmijëve?

Skënder Brataj: Sigurisht që diskutohet dhe sigurisht që situata epidemiologjike bëhet për të gjitha fashat. Deri më tani nga të dhënat që kemi, është se nuk ka një ndryshim të madh te fëmijët e vaksinuar dhe te ato të pavaksinuar. Ne shikojmë që nëse ne nuk kemi vaksinuar ende fashat mbi 18, është e kotë të diskutojmë për fëmijët. Vetë fëmijët e atyre moshave janë pjesë e subjekteve të detyrueshme dhe kanë imunitet më të zhvilluar. Duke parë që numri i të shtruarve në spital i fëmijëve është 11, s’ka fatalitete, gjykojmë që nuk është momenti për të diskutuar për fëmijët.

Po për dozën e tretë ka ardhur momenti?

Skënder Brataj: Ende. Për dy arsye, sepse s’janë vaksinuar të gjithë me të dyja dozat dhe dy sepse në janar ka nisur procesi i vaksinimit. Duhet të kalojnë 8 muaj pas kryerjes së vaksinës për të diskutuar këtë hap dhe ne ende nuk e kemi arritur këtë fazë.

ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Talebanët kërkojnë të mbajnë fjalim në Asamblenë e OKB-së

Next Post

Pas vendimit të Apelit/ SPAK shpall në kërkim Adriatik Llallën, i konfiskohen pronat

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
Skandali McGonigal/ Si kërcënonte skuadra e Ramës biznesmenët dhe njerëzit e Drejtësisë me kartën e FBI-së
Aktualitet

Skandali McGonigal/ Si kërcënonte skuadra e Ramës biznesmenët dhe njerëzit e Drejtësisë me kartën e FBI-së

01/31/2023
“Përdorte makinat e FBI për të bërë seks”/ “Daily Mail”: Ja kush është gruaja që i bëri “gropën” McGonigal
Aktualitet

“Përdorte makinat e FBI për të bërë seks”/ “Daily Mail”: Ja kush është gruaja që i bëri “gropën” McGonigal

01/29/2023
Ergys Verdho, ‘maestro’ i tenderëve fiktivë: një gjysmë miliardi lekë për një punë të kryer e paguar para 2 vitesh
Aktualitet

Ergys Verdho, ‘maestro’ i tenderëve fiktivë: një gjysmë miliardi lekë për një punë të kryer e paguar para 2 vitesh

01/25/2023
Shkatërrimi i grupit të Dervishajt/ Detajet: Francezët sollën në SPAK përgjimet e “Sky” dhe “Encro”
Aktualitet

Shkatërrimi i grupit të Dervishajt/ Detajet: Francezët sollën në SPAK përgjimet e “Sky” dhe “Encro”

01/22/2023
Suprizat në 3 bunkerët e Matteo Messina Denaro, nga portreti i “Kumbarit”, viagrat dhe deri te masonët
Aktualitet

Suprizat në 3 bunkerët e Matteo Messina Denaro, nga portreti i “Kumbarit”, viagrat dhe deri te masonët

01/22/2023
Load More
Next Post
Pas vendimit të Apelit/ SPAK shpall në kërkim Adriatik Llallën, i konfiskohen pronat

Pas vendimit të Apelit/ SPAK shpall në kërkim Adriatik Llallën, i konfiskohen pronat

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

2 days ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

3 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !