Seanca parlamentare e ditës së djeshme ishte një seancë maratonë pasi zgjati më shumë se 20 orë dhe disa deputetë e morën fjalën e tyre në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Njëra prej tyre ishte edhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi e cila e mbërthyer nga emocionet e detyrës së re nuk njeh as orën tanimë e bëhet lëmsh edhe me ato që flet vetë. Gjatë fjalës së saj Bora mezi mbajti të qeshurën dhe u ngatërruar vazhdimisht teksa fliste për fëmijët, shkollat, bujqësinë e teknologjinë. Nga fjalët e saj të pakuptueshme, as deputeti Agron Gjekmarkaj nuk e mbajti dot të qeshurën, dhe Bora u përpoq t’i tërheqë vëmendjen me fjalimin e saj që vazhdonte të bëhej edhe më i ngatërrueshëm.
Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës (ora ishte 2) por çuditërisht përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua. Patjetër tërmeti e pandemia frenuan shumë aspekte të jetës por ata në asnjë moment nuk na ndaluan që ne të ndalonim punën e parreshtur të qeverisë për të ecur përpara me punët e rëndësishme të këtyre mandateve… Fëmijët janë e ardhmje e Shqipërisë dhe vetëm ata mund ta ngrijnë këtë vend në lartësinë që ne mendojmë që ky vend meriton, prandaj ne si qeveri e ju zotëri që qeshni si parlament, (- I drejtohet Gjekmarkajt) kemi përdetyrë të kërkojmë më shumë nga vetja. Ne kemi një armatë fëmijësh e të rinjsh që shpenzojnë energji të madhe për të marrë dije në mjediset e shkollës e për tu zhvilluar si qytetarë, dhe të rinj të qytetuar, të qytetëruar.
Ndërsa për ta mbyllur sa më bukur fjalimin e saj, Bora u kujdes që t’iu dhuronte të qeshura parlamentit me shprehjen:
Trup i shëndoshë në mendje të shëndoshë(sipas Borës e cila u përpoq ta ndryshonte) duke thënë: Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë.”
Discussion about this post