Thursday, March 23, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bledi Çuçi: Do të luftojmë krimin sipas parimit “ndiq paratë” kamera në çdo cep të Shqipërisë

2021/09/16
A A
Bledi Çuçi: Do të luftojmë krimin sipas parimit “ndiq paratë” kamera në çdo cep të Shqipërisë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ju përgjigj nga foltorja e Kuvendit pyetjes se ““Cilët janë elementët konkretë të reformës në Policinë e Shtetit dhe a do të vazhdojë vala e ndryshimeve në strukturën e saj?

Ministri deklaroi se në këto katër vite do të ketë strukturim, moderim dhe futje të teknologjisë në strukturat e Policisë së Shtetit. Sipas tij, gjatë këtij mandati do të futen në përdorim pajisje super-inteligjente për të kontrolluar të gjithë territorin, si dhe do të vendosen kamera në çdo segment rrugor.

Fjala e ministrit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Një herë në radhë të parë, si elementë kryesorë që do të përshkojnë gjithë reformën në Policinë e Shtetit do të jenë: strukturimi, modernizimi, futja e teknologjisë dhe përdorimi i teknologjisë së fundit.

Kështu në lidhje me kontrollin e territorit, përveçse do të strukturojmë Policinë e Shtetit ku çdo kilometri katror, do t’i caktojmë një trupë policore për të pasur një kontakt të përditshëm me çdo dhunim, që mund t’i bëhet territorit të Shqipërisë.

Gjatë këtij mandati do të futim edhe përdorimin e teknologjisë dhe pajisjeve super-inteligjente për të kombinuar këtë kontroll, në mënyrë që asnjë centimetër apo metër katror i Republikës së Shqipërisë, mos të dhunohet më siç është bërë rëndom në këto 30 vjet. Dhe sipas parimit që Policia do të jetë forca e vetme për evidentimin e çdo paligjshmërie në territor.

Në lidhje me sigurinë rrugore, me gjithë rezultatet e arritura do të fillojmë edhe një herë nga puna për rishikimin e legjislacionit, për të forcuar masat ndëshkuese në Kodin Rrugor. Por do të rrisim edhe investimet në sistemin e monitorimit të trafikut, dixhitalizimin e proceseve që lidhen me përdoruesit e automjeteve apo sjelljen e tyre. Në këtë mandat synohet vendosja e kamerave në çdo kryqëzim të Shqipërisë.

Lexo edhe :  Rama i shmanget pyetjeve per Sali Berishen : Për opoziten dora vijon të jetë e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të vendit
Powered by Inline Related Posts

Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar do të vazhdojmë reformimin nën parimin ‘ndiq paranë’ dhe sigurisht që do të jetë një prioritet kryesor i kësaj Qeverie. Do të rishohim strukturën e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit me mbështetje dhe asistencë të Policisë Federale Gjermane, për të rritur kapacitetet investiguese. Shumë shpejt në këtë parlament do të paraqesim këtë strukturë të re.

Për sa i takon integritetit institucional të Policisë së Shtetit, një element shumë i rëndësishëm sidomos duke marrë parasysh që Policia e Shtetit tashmë është depolitizuar, do të synojmë që të transformojmë Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në një Agjenci të Mbikëqyrjes Policore. Brenda këtij viti, në këtë parlament do të sjellim legjislacionin sipas modeleve perëndimore më të avancuara. Ligji i ri për këtë transformim po përgatitet me asistencën e drejtpërdrejtë të partnerëve tanë amerikanë.

Ashtu siç kemi bërë në gjithë këto vite, gjithashtu do të vijojmë, edhe të ulim moshën mesatare të punonjësve në trupën e Policisë së Shtetit.

Sa i takon pyetjes në lidhje me valën e ndryshimeve në piramidën drejtuese të Policisë së Shtetit, mund t’ju them që çdo lëvizje në piramidën e Policisë së Shtetit do të bëhet sipas performancës së gjithsecilit dhe në mbështetje të plotë të kuadrit ligjor.

ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Kumbaro: “Vija bregdetare prioritet i këtij mandati”

Next Post

Dritë jeshile nga BE për ndihmën e para-antarësimit, 14,2 miliard euro për Ballkanin dhe Turqinë

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
Skandali McGonigal/ Si kërcënonte skuadra e Ramës biznesmenët dhe njerëzit e Drejtësisë me kartën e FBI-së
Aktualitet

Skandali McGonigal/ Si kërcënonte skuadra e Ramës biznesmenët dhe njerëzit e Drejtësisë me kartën e FBI-së

01/31/2023
“Përdorte makinat e FBI për të bërë seks”/ “Daily Mail”: Ja kush është gruaja që i bëri “gropën” McGonigal
Aktualitet

“Përdorte makinat e FBI për të bërë seks”/ “Daily Mail”: Ja kush është gruaja që i bëri “gropën” McGonigal

01/29/2023
Ergys Verdho, ‘maestro’ i tenderëve fiktivë: një gjysmë miliardi lekë për një punë të kryer e paguar para 2 vitesh
Aktualitet

Ergys Verdho, ‘maestro’ i tenderëve fiktivë: një gjysmë miliardi lekë për një punë të kryer e paguar para 2 vitesh

01/25/2023
Shkatërrimi i grupit të Dervishajt/ Detajet: Francezët sollën në SPAK përgjimet e “Sky” dhe “Encro”
Aktualitet

Shkatërrimi i grupit të Dervishajt/ Detajet: Francezët sollën në SPAK përgjimet e “Sky” dhe “Encro”

01/22/2023
Suprizat në 3 bunkerët e Matteo Messina Denaro, nga portreti i “Kumbarit”, viagrat dhe deri te masonët
Aktualitet

Suprizat në 3 bunkerët e Matteo Messina Denaro, nga portreti i “Kumbarit”, viagrat dhe deri te masonët

01/22/2023
Load More
Next Post
Dritë jeshile nga BE për ndihmën e para-antarësimit, 14,2 miliard euro për Ballkanin dhe Turqinë

Dritë jeshile nga BE për ndihmën e para-antarësimit, 14,2 miliard euro për Ballkanin dhe Turqinë

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

4 days ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

4 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !