Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë falënderuese për menaxhimin me sukses të vatrave të zjarreve në vend, tha se do t’u rriten pagat të gjithë anëtarëve të
Mbrojtjes Civile dhe efektivëve të FA, që vendosin në rrezik jetën e tyre për të mbrojtur vendin.
Kreu i qeverisë foli me tone të ashpra sa i përket zjarrvënësve. Ai tha se shumë prej tyre janë identifikuar dhe arrestuar, e kërkoi nga gjykata që t’i japë një dënim shembullor, që fenomene të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.
“Ne do të bëjmë atë që duhet për të rritur edhe pagën që nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme, sepse nuk është e mjaftueshme askund, kur cilido që i përket këtyre trupave përballet me një sfidë që kërcënon jetën e tij, por si gjithmonë një motiv më shumë, jo vetëm për të çuar në shtëpi më shumë të ardhura të merituara nga puna, por për të ndjerë vlerësimin për punën që bën.
Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në fjalën e tij bëri të ditur se do të dhurohen 3 milionë dollarë për forcat e armatosura të cilat kanë qënë të angazhuara në operacionin për shurjen e zjarreve.
Discussion about this post