Tuesday, March 28, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Kronike

Bashkia e Durrësit Shpërblenë Klodian Zoton dhe i ‘dorëzon’ 10 milionë euro

2021/09/11
A A
Bashkia e Durrësit Shpërblenë Klodian Zoton dhe i ‘dorëzon’ 10 milionë euro
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia e Durrësit dhe Qeveria Rama shpërblejnë me 10 milion euro kompaninë e Klodian Zotos për të bërë të mundur depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Procedurat e tenderit rezultuan tërësisht fiktive ndërkohë që pushteti vendor ka nxituar t’i kalojë këto para kompanisë

Bashkia e Durrësit ka vendosur të paguajë në mënyrë të menjëhershme plot 10 milionë euro për depozitimin e plehrave në landfillin e Sharrës, duke dëshmuar një nxitim të tepruar për të mbushur financat e kompanisë koncensionare me administrator të parë Klodian Zoton.

Në 10 shtator 2021, administrata lokale ka shpallur tenderin “me negocim, pa shpallje paraprake”, për depozitimin e mbetjeve urbane, me fond limit rreth 11.5 miliardë lekë të vjetra pa TVSH.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Procedura është tërësisht fiktive, pasi Këshilli Bashkiak i Durrësit ka vendosur më herët që kontrata për depozitimin e plehrave të qytetit do të nënshkruhet me kompaninë “Integrated Energy BV”, e cila zotëron me koncension 30-vjeçar landfillin e Sharrës, në Tiranë.

Bashkia e Durrësit miratoi një plan emergjence me mbështetjen e qeverisë “Rama” për të paguar për 10 vitet e ardhshme rreth 50 milionë euro për koncensionarin e administruar fillimisht nga Zoto.

Sipas planit, Durrësi do të paguante çdo vit rreth 5 milionë euro për depozitimin e plehrave në Sharrë, shumë që do të ndahet mes të ardhurave të bashkisë dhe ndihmës qeveritare.

Këshilli i Ministrave, në një vendim të korrikut 2021, parashikoi që shuma e fondit do të jetë e negociueshme çdo vit mes qeverisë dhe bashkisë.

Por, Bashkia e Durrësit ka vendosur që të paguajë inceneratorin e Sharrës me 10 milionë euro vetëm për vitin 2021, duke ngritur pikëpyetje për nxitim në pagesat ndaj kompanisë private.

Ky nxitim bëhet akoma më i dukshëm, nga fakti se Bashkia e Durrësit, brenda më pak se një muaji ka shumëfishuar pagesat që parashikon për t’i kryer landfillit të Sharrës.

Lexo edhe :  Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Powered by Inline Related Posts

Në fillim të gushtit 2021, administrata e drejtuar nga Emirjona Sako, shpalli tenderin për depozitimin e mbetjeve urbane në Tiranë me fond limit 2.87 miliardë lekë të vjetra pa TVSH, ose rreth 2.5 milionë euro.

Por, pa kaluar as një muaj, Bashkia e Durrësit vendos të katërfishojë menjëherë pagesën që do të realizohet për landfillin e Sharrës brenda vitit 2021.

Administrata lokale e qytetit bregdetar u gjend në kushtet e emergjencës mjedisore për shkak se qeveria mbylli në fillim të vitit 2020 landfillin e Porto Romanos, pa caktuar një zonë tjetër për grumbullimin e mbetjeve urbane të Durrësit dhe bashkive të tjera përreth.

Qeveria, siç u tha, negocioi me kompaninë “Integrated Energy BV”, e cila pranoi depozitimin e mbetjeve të Durrësit pa pagesë për një periudhë një-vjeçare, e cila përfundoi në Qershor 2021.

Pasi qyteti u mbush nga plehrat, qeveria “Rama” e detyroi bashkinë e Durrësit që të nënshkruante një kontratë shërbimi me koncensionarin e Sharrës për një shumë gjigante prej 50.4 euro për ton për 10 vitet e ardhshme.

Bashkia e Durrësit, e gjendur në kushtet e emergjencës financiare për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe mbylljes nga pandemia, kërkoi ndihmë nga qeveria.

Kjo e fundit, në Korrik të këtij viti, miratoi fondin e ndihmës, me kushtin që ai do të rishihet çdo fillim viti.

Pra, sipas këtij plani, Bashkia e Durrësit është e detyruar që, në hartimin e çdo buxheti vjetor, të përcaktojë fondin e nevojshëm që i duhet të marrë nga qeveria.

Por, administrata vendore ka parashikuar në tenderin e ri një fond në shumën 10 milionë euro, i cili është i barabartë me pagesën e landfillit të Sharrës për dy vite.

Është i paqartë ky nxitim i Bashkisë së Durrësit.

Lexo edhe :  Ekzekutimi i Bledar Muçës, si i shpëtoi viktima një tjetër atentati disa vite më parë dhe implikimi për vrasjen e dy vëllezërve Rexhepi
Powered by Inline Related Posts

Dhe, në mungesë të transparencës për dokumentacionin e tenderit 10 milionë euro, nuk përjashton dyshimet se fondi 10 milionë euro mund të jetë edhe një formë pagese për atë që u konsiderua si “shërbim falas” nga koncensionari i Sharrës.syri.net

ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Shkrimi i fortë i gazetares: Të arrestohet nëna dhe të afërmit e Elton Metajt, krimi i paralajmëruar, 23 vjeçarja vdiq duke ngrënë bukë

Next Post

SHBA do të sjellë në Shqipëri afganët e padëshiruar në Gjermani

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
SHBA do të sjellë në Shqipëri afganët e padëshiruar në Gjermani

SHBA do të sjellë në Shqipëri afganët e padëshiruar në Gjermani

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

1 week ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

4 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

4 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

1 month ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !