Karabinierët e Bra, në provincën e Cuneos kanë arrestuar pesë persona, mes tyre tre shqiptarë për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.
Ansa shkruan se 5 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Bestia’, dy nga të cilët italianë të moshës 45 dhe 52 vjeç dhe tre shqiptarë të moshave 22, 27 dhe 55 vjeç, ishin pjesë e rrjetit të organizuar kriminal.
Nga hetimet thuhet se baza e tyre operacionale ishte në Shqipëri, ndërkohë që shitja e ‘mallit’ bëhej në Bra.
Hetimet në lidhje me bandën e drogës nisën që në maj të 2019-ës, kur u arrestuan dy persona të cilëve iu gjetën 50 gram kokainë dhe 14 milion euro cash.
Ndërkohë më vonë u arrestuan 8 persona të tjerë, të përfshirë në këtë rrjet kriminal.
Gjatë aksionit u sekuestruan 3kg kokainë dhe 25 milionë euro cash.
Discussion about this post