Qeveria e Presidentit të Filipineve Rodrigo Duterte tha të enjten se nuk do të bashkëpunojë për një hetim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) në luftën e tij famëkeqe kundër drogës, ose të lejojë ndonjë hetues në vend.
Gjykatësit në ICC miratuan të mërkurën një hetim formal mbi fushatën e përgjakshme të Duterte, në të cilën mijëra shitës dhe përdorues të dyshuar të drogës kanë vdekur, shumë prej të cilëve janë ekzekutuar nga policia. Të dhënat e qeverisë tregojnë se 6,100 shpërndarës të dyshuar droge janë vrarë nga forcat e sigurisë në operacionet antidrogë që kur Duterte mori detyrën në mesin e vitit 2016.
Aktivistët thonë se agjencitë e zbatimit të ligjit kanë vrarë me mbështetjen e heshtur të Presidentit.
Zëdhënësi i Presidentit të Filipine tha se, “Nëse ka ankesa, duhet të paraqitet në Filipine sepse gjykatat tona po punojnë. ICC nuk ka juridiksion”.
Gjykata Penale Ndërkombëtare u krijua për të ndjekur penalisht krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe ka juridiksion nëse një shtet anëtar nuk është në gjendje ose nuk dëshiron ta bëjë këtë vetë.
Discussion about this post