Tuesday, March 21, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

New York Times i ka dedikuar një shkrim për afganët e ardhur në Shqipëri: Këtu jemi refugjatë luksi, në plazh shohim gra gjysmë të zhveshura

2021/09/14
A A
New York Times i ka dedikuar një shkrim për afganët e ardhur në Shqipëri: Këtu jemi refugjatë luksi, në plazh shohim gra gjysmë të zhveshura
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta amerikane “New York Times” i ka kushtuar një artikull të veçantë ardhjes së afganëve në Shqipëri dhe mënyrës se si janë pritur e akomoduar nga autoritetet shqiptare. Në artikullin e mëposhtëm NYT sjell intervista me disa afganë që kanë ardhur në Shqipëri dhe impresionet e tyre të para për vendin tonë. Por ajo që bie në sy në këtë artikull është fakti se edhe vetë afganët janë të habitur nga pritja që iu është bërë në Shqipëri dhe fakti se tani ata qendrojnë në hotele luksoze me pishina dhe plazhin pranë tyre.

Shqipëria, që është angazhuar të marrë deri në 4 000 refugjatë nga Afganistani, po strehon disa qindra prej tyre në vendpushimet përgjatë bregdetit të Adriatikut, shkruan Andrew Higgins për “The New York Times”. Një studente e Mjekësisë, në një ekstazë të shkaktuar nga trauma pas një jave nën sundimin e talebanëve dhe tri ditëve të terrorit duke pritur një fluturim nga aeroporti i Kabulit, në ditën e parë, në shtëpinë e saj të re, vështroi nga dritarja dhe pa Statujën e Lirisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

“Për një moment, mendova se mos ndoshta isha në Nju Jork”, tha Tahera, një studente 21-vjeçare. “Por, statuja, e ndërtuar me allçi, në vend të bakrit dhe e vendosur në Shqipërinë e Veriut, një vend dukshëm pro amerikan, ishte shumë më e shkurtër se ajo e vërteta”, shtoi ajo, duke folur me humor, pavarësisht nga sprova e saj e tmerrshme. Statuja ishte një zbukurim në territorin e një vendpushimi bregdetar shqiptar, që strehon më shumë se 440 afganë, të cilët u larguan nga Kabuli, kur qyteti ra në duart e talebanëve më 15 gusht.

Përpara se të fluturonte javën e kaluar në Shqipëri, vend për të cilin nuk kishte dëgjuar kurrë, Tahera kishte shpresuar të arratisej në SHBA ose Britaninë e Madhe, ku ka një xhaxha. Por, me tërë ato vende dhe kombe të tjera të pasura që ende ngurrojnë për të marrë refugjatë, ajo ka gjetur strehim në atë që është, ndoshta, kampi më i çuditshëm dhe më luksoz i refugjatëve në botë. Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Evropës, është angazhuar të marrë deri në 4 000 refugjatë nga Afganistani, më shumë se çdo vend tjetër.

Lexo edhe :  Helmohen nga ushqimi rreth 20 persona në Durrës, Nisin hetimet
Powered by Inline Related Posts

Rreth 677 afganë që kanë mbërritur, përfshirë gati 250 fëmijë, po strehohen në vendpushimet përgjatë bregdetit adriatik, një praktikë e bazuar në një qasje të reagimit ndaj urgjencës, që Shqipëria zhvilloi pas një tërmeti shkatërrues në vitin 2019, kur njerëzit e mbetur të pastrehë u vendosën në hotelet në plazhe. Pavarësisht, një aktiviste e grave afgane, e cila punoi në projekte të financuara nga Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar, tha se ajo ishte prekur nga mikpritja e shqiptarëve, por, edhe pse po flinte mirë, kishte sërish makthe.

Ndërsa politikanët e opozitës në Francë, Gjermani dhe vende të tjera evropiane nxisin rregullisht frikën nga refugjatët dhe emigrantët, për të ushtruar presion mbi krerët e qeverisë, kundërshtarët e kryeministrit Rama kryesisht kanë qëndruar të heshtur ose kanë mbështetur vendimin e tij për të mirëpritur afganët.

“Ne nuk i vendosim njerëzit në kampe. Ato janë çnjerëzore dhe vendet ku fillojnë të gjitha problemet psikologjike”, tha kryeministri. “Ne kemi qenë si ata shumë herë në historinë tonë. Ata thjesht po përpiqen të shpëtojnë nga ferri”, shton ai.

Tani, në një vendpushim me tre pishina dhe një plazh të gjatë me rërë, Tahera dëshiron të mësojë të notojë, e etur për të hequr mendjen nga traumat. Ajo, gjithashtu, mezi pret të mësojë të ngasë biçikletën, një formë stërvitjeje që shoqëria konservatore dhe patriarkale e Afganistanit nuk e pranon për gratë. E vendosur për të ruajtur karrierën e saj të planifikuar mjekësore, ajo po merr pjesë në një kurs të ndihmës së parë, i ofruar në vendpushim nga një mjek afgan nga Londra.

Wahab, një gazetar i cili ndihmoi drejtimin e një agjencie lajmesh të financuar nga SHBA, që mbulonte çështjet e grave në qytetin perëndimor afgan të Heratit, tha se ai kurrë nuk kishte pritur të shihte objekte të tilla luksoze. Ai u largua nga Afganistani me gruan dhe tre fëmijët e tij, me ndihmën e “National Endowment for Democracy”.

Lexo edhe :  Ulet numri i infektimeve me Covid-19/ 465 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit në vendin tonë
Powered by Inline Related Posts

“Ne jemi refugjatë luksi”, bëri shaka ai. “Ne shkojmë në plazh dhe shohim gra gjysmë të zhveshura. Ne flemë, hamë dhe shkojmë në plazh. Për shumicën e njerëzve, kjo do të dukej si parajsë”, shton ai.

ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Po ndodh për herë të parë në vendin tonë/ Manastirliu jep Lajmin e bujshëm: Shqipëria do te…

Next Post

Nga nesër kush shkon në Austri pa vaksinë dhe nuk e ka kaluar COVID duhet të karantinohet

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
Kaos në Francë/ Protestat për rritjen e moshës së pensionit, bllokohet mësimi në shkolla dhe transporti publik
Bota

Kaos në Francë/ Protestat për rritjen e moshës së pensionit, bllokohet mësimi në shkolla dhe transporti publik

01/31/2023
Skandali McGonigal/ Si kërcënonte skuadra e Ramës biznesmenët dhe njerëzit e Drejtësisë me kartën e FBI-së
Aktualitet

Skandali McGonigal/ Si kërcënonte skuadra e Ramës biznesmenët dhe njerëzit e Drejtësisë me kartën e FBI-së

01/31/2023
“Përdorte makinat e FBI për të bërë seks”/ “Daily Mail”: Ja kush është gruaja që i bëri “gropën” McGonigal
Aktualitet

“Përdorte makinat e FBI për të bërë seks”/ “Daily Mail”: Ja kush është gruaja që i bëri “gropën” McGonigal

01/29/2023
Ergys Verdho, ‘maestro’ i tenderëve fiktivë: një gjysmë miliardi lekë për një punë të kryer e paguar para 2 vitesh
Aktualitet

Ergys Verdho, ‘maestro’ i tenderëve fiktivë: një gjysmë miliardi lekë për një punë të kryer e paguar para 2 vitesh

01/25/2023
Shkatërrimi i grupit të Dervishajt/ Detajet: Francezët sollën në SPAK përgjimet e “Sky” dhe “Encro”
Aktualitet

Shkatërrimi i grupit të Dervishajt/ Detajet: Francezët sollën në SPAK përgjimet e “Sky” dhe “Encro”

01/22/2023
Load More
Next Post
Nga nesër kush shkon në Austri pa vaksinë dhe nuk e ka kaluar COVID duhet të karantinohet

Nga nesër kush shkon në Austri pa vaksinë dhe nuk e ka kaluar COVID duhet të karantinohet

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

2 days ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

3 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !