Edhe pse është deputeti më i votuar në vend, për Taulant Ballën dita e sotme ka qenë e hidhur.
Për herë të tretë rradhazi, Edi Rama nuk e ka përfshirë në kabinetin qeverisës, duke i’a thyer sërish ëndrrën në sirtar, për një post ministror.
Por, përveç mungesës së një vendi në kabinet, Balla ka humbur edhe njërin prej funksioneve të rëndësishme, që kryente në PS. Postin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së e ka marrë Damian Gjiknuri.
Megjithatë nuk mbaron me kaq. Rama e ka spostuar Ballën edhe nga drejtues politik i qarkut të Elbasanit, duke e çuar atë në Fier.
Tashmë Balla do të jetë vetëm kryetar i Grupit Parlamentar socialist.
Duke folur për mediat, Balla u përpoq të ruante staturën, duke deklaruar se ky është një post i rëndësishëm, Por, mimika e tradhëtonte. Ai dukej mjaft i tensionuar dhe i zhgënjyer nga çfarë ndodhi ditën e sotme. Me sa duket, Edi Rama ka vendosur që me kalimin e kohës ta lërë pa punë Taulant Ballën.
Edi Rama caktoi në poste ministrore dymbëdhjetë gra dhe katër burra. Kabineti përbëhet kryesisht nga emra të njohur të cilët janë spostuar apo rikthyer. Surprizë ishte emërimi i Delina Ibrahimajt në krye të financave dhe rikthimi i Mirela Kumbaros, që do të zëvendësojë Blendi Klosin në krye të ministrisë së Turizmit.
Kryetarja e Kuvendit do të jetë Lindita Nikolla, ndërsa zv. Kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj.
Discussion about this post