Të pyetur nga SPAK në lidhje me tenderin abuzues me vlerë 2.8 MLD Lekë të uniformave, këpucëve dhe kapeleve të zhvilluar nga MB, zyrtarët e përfshirë kanë deklaruar se ka qenë Policia e Shtetit që ka dhënë specifikimet teknike dhe çmimet, duke i ngarkuar me përgjegjësi. Mimoza Çekrezi, një prej zyrtareve të MB e vënë në pranga në lidhje me tenderin e dyshimtë ka deklaruar: Specifikimet teknike dhe çmimet janë përcaktuar nga Policia e Shtetit dhe ne si institucion, kemi ndjekur kërkesat e Policisë. Kërkesat dhe përcaktimet teknike, i gjeni në shkresën numër 55, në dosjen e tenderit.”
Discussion about this post